Milan dhe Interi luajtën ndeshjen e parë të EuroDerbit për gjysmëfinalet e UEFA Champions League. Kuqezinjtë u mposhtën nga zikaltërit me rezultatin 2-0.
Por ky nuk është lajmi i vetëm i keq për Stefano Piolin. Tekniku gjatë ndeshjes së djeshme u detyrua të bënte një zëvëndësim që në minutën e 18-të. Nga loja doli i dëmtuar Bennacer dhe vendin e tij e zuri Messias. Fillimisht u mendua për një dëmtim të lehtë. Por pas ekzaminimeve të kryera ditën e sotme 25-vjeçari do ti nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë duke mbyllur kështu sezonin.
Në ndeshjen e kthimit Pioli duhet të bëjë llogaritë për përmbysjen e rezultatit pa mesfushorin algjerian që këtë sezon ka qenë një pikë kyçe në mesfushën e “Djallit”.