
Nderim Nexhipi me shumë gjasa nuk do të jetë lojtar i Superiores për sezonin e ri 2016-2017. Burime për newsport.al bëjnë me dije që fantazisti do të zgjedhë të luajë për Shkupin e Maqedonisë, skuadër me të cilën u rrit si lojtar. 32-vjeçari u përfol për një rikthim në Superiore, por së fundmi është shfaqur një pistë e re për karrierën e tij, pikërisht ekipi i Shkupit të Maqedonisë. Orët në vazhdim do të na sjellin të reja.
Nderim Nexhpi është emër i njohur për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Ai ka luajtur me Partizanin dhe gjysmën e sezonit të kaluar ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Tashmë e ardhmja e fantazistit pritet të jetë pikërisht aty ku ai shkelmoi topin e parë, në Shkup të Maqedonisë.