Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lushnja 100 % shqiptare, lagunarët nuk i besojnë të huajve

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja 100 % shqiptare, lagunarët nuk i besojnë të huajve

Lushnja do të luajë këtë sezon në Superiore, pasi arriti edicionin e shkuar të fitonte garën e fortë me Bylisin. Skuadra e drejtuar nga Artan Bano ka zhvilluar një merkato të studiuar mirë, ku në sy bien afrimet e bëra vetëm nga tregu vendas. Siç duket lagunarët dëshirojnë t'i besojnë cilësive të futbollistëve shqiptarë, duke mos pasur në organikë asnjë lojtar të huaj.

Kjo do të jetë një ndihmë e rëndësishme edhe për teknikun lushnjar, pasi nuk do t'i duhet të llogarisë numrin e futbollistëve të huaj që lejohen në fushë, pasi i ka të gjithë shqiptarë. Pritet me interes se cila do të jetë ecuria e myzeqarëve që në këtë sezon do të përballen me "luftën" e fortë për qëndrimin mes më të mirëve.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga