Pas mbylljes së sezonit futbollistik, skuadra e Laçit është hedhur në kërkim të trajnerit të ri për sezonin 2016-2017. Pas shkarkimit nga detyra të teknikut Ramadan Ndreu, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet e para me teknikun fierak Artan Mërgjyshi. Mërgjyshi është një emër i njohur i superiorës, pasi ka drejtuar më parë ekipe të njohura si Partizani, Dinamo, Besa etj. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mes palëve ka një komunikim, ku pritet të bihet dakord dhe për kushtet financiare. Kurbinasit e mbyllën sezonin e kaluar në vend të shtatë, duke rrezikuar disa herë pozitat për qëndrimin në superiore. Ishin finalistët e kupës së Shqipërisë, ku nuk mundën t'ia dilnin duke u mundur nga pika e 11-metërshave nga skuadra kuksiane.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Laçi kërkon t'i marrë trajnerin Apolonisë
Poll