Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Laçi i frikshëm, Bejzade “zhyt” në pishinë futbollistët

Shkruar nga NEWSPORT

Laçi fitoi dy ndeshje fundit kundër Teutës me rezultatin 6-1 në kuadër të javës së tretë të Superiores dhe me Vllazninë 2-1 për javën e katërt. Një paraqitje pozitive për të besuarit e trajnerit Skerdi Bejzade, i cili ka marrë në dorë “frerët” e kurbinasve.

Bardhezinjtë në këtë sezon futbollistik duken se nuk kanë ndërmend të ndalen. Së fundmi, shihet se një ditë pas ndeshjes me shkodranët, stafi teknik ka vendosur që lojtarët të “zbarkojnë” në pishinë, mënyrë kjo për të relaksuar muskujt.

Javën e ardhshme, skuadra laçiane ka një ndeshje të rëndësishme me Egnatian. Dhe kësisoj, trajneri Skerdi Bejzade duket se nuk dëshiron të humbë asnjë çast në mënyrë që të jetë gati për rrogozhinasit që këtë vit janë pretendentë për titull.

[caption id="attachment_706950" align="alignnone" width="476"]Postimi i klubit të Laçit Postimi i klubit të Laçit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga