
Laçi do të duelojnë me Egnatian në shtëpi për llogaritë e çerekfinales së parë mes tyre në Kupën e Shqipërisë. Si bardhezinjtë e Mirel Josës ashtu edhe “djemtë” e Edlir Tetovës do të luajnë vetëm për fitoren dhe nuk iu lejohen hapa fals në këtë takim, i cili do të startojë në orën 13:30.
Josa dhe Tetova kanë shuar çdo dilemë sa i takon formacionit, teksa kanë vendosur për 22 luftëtarët e kësaj përballjeje.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Junior, Sa Silva, Manellari, Kryeziu, Myrta, Prodani, Bajramaj, Sabowale. Trajner: Mirel Josa
Egnatia: Sherri, Xhemajli, Drame, Malota, Zejnullai, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Fernando, Montenegro, Spahiu. Trajneri: Edlir Tetova
Poll