[caption id="attachment_9920" align="alignleft" width="300"] Presidenti i Laçit, Pashka Laska duke gëzuar pas fitimit të Kupës në vitin 2013[/caption]
Laçi ishte skuadra finalistë në Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit, por e humbi ndeshjen nga goditja e 11-metërshave. Kjo ishte ndeshje vendimtare për ta për të marrë pjesë në Europa League, por fati nuk ishte me kurbinasit. Deri në këto momente drejtuesit bardhezinj nuk kanë bërë lëvizje në merkato, ndërsa një pjesë e mirë e futbollistëve nuk kanë kontrata.
Por, nga burime pranë klubit kurbinas, bëhet me dije se presidenti Pashk Laska do të nisë takimet me lojtarët këtë javë, duke bindur që të rinovojë një pjesë e konsiderueshme e grupit. Largim mund të quhet portieri Vujadinoviç, i cili mësohet se nuk ka dëshirë të qëndrojë në Laç, ndërsa ka të tjerë që do të mbeten pjesë dhe që presin rinovimin me fanellën bardhezi.
Mes emrave kryesorë përfshihen Emiljano Çela, Emiljano Veliaj, Valdano Nimani, Alfred Zefi dhe Albi Dosti, të cilët janë pa kontratë dhe presin një takim me drejtuesit për të ardhmen. Por, burime pranë skuadrës dhe lojtarëve thonë se do të gjendet gjuha e përbashkët që bashkëpunimi të vazhdojë dhe në të ardhmen.