Labinot Ibrahimi dhe Edvan Bakaj u ndëshkuan me kartonë të kuq në stol në minutën e 88-të. Dënim ky i dhënë nga gjyqtari Xhaja për shkak se mbrojtësi i Partizanit dhe portieri i Tiranës, të dy dje në stol, u kapën me fjalë me njëri-tjetrin.
Gjithçka nisi pas golit të Sukajt, ndërsa tifozët hodhën disa shihe uji në drejtim të sulmuesit të Partizanit. Mesfushori i të kuqve, Ramadani shqelmoi njërën prej shisheve drejt pankinës së Tiranës, ndërsa Edvan Bakaj u irritua nga ky gjest. Por, në debat e sipër me Ramadanin, kundër Bakajt është hakërryer edhe Labinot Ibrahimi duke nisur një debat me portierin e Tiranës.
Gjithçka u shua në momentin që gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq, edhe pse mbrojtësi i Partizanit ishte shumë i irrituar në momentin që po shoqërohej drejt dhomave të zhveshjes duke ofenduar gjatë gjithë kohës.
