Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

La shtatëzënë të dashurën, 22-vjeçari i ROMËS i bën BLLOK në rrjete sociale e "Whatsapp"

Shkruar nga NEWSPORT
La shtatëzënë të dashurën, 22-vjeçari i

Një skandal mund të cilësohet veprimi i mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.

I riu i talentuar pritet të bëhet baba brenda pak ditësh, por pavarësisht kësaj, ai kërkon që të mos e pranojë si pasardhës së tij.

Është ish-partnerja, Sara Scaperrotta, e cila përmes Instastory ka zbuluar se tashmë historia me 22-vjeçarin ka marrë fund, madje Zaniolo e ka bllokuar dhe në rrjetet sociale edhe në "Whatsapp".

"Koha pothuajse ka ardhur. Unë kam arritur në fund të udhëtimit tim të shtatzënisë, e vetëdijshme se ky do të jetë vetëm fillimi i asaj që do të jetë udhëtimi më i bukur, emocionues, serioz dhe kërkues i jetës time. Diçka ndryshoi dhe papritur e gjeta veten duke ecur vetëm në këtë rrugë drejt prindërimit, pa asnjë lloj mbështjeje. Frika që ndjeva në fillim për shkak të mungesës së një figure babai për fëmijën shpejt u kthye në një zhgënjim të fortë.

"Për këtë jam përpjekur disa herë ta përfshij Zaniolo, por pa sukses. Çdo përpjekje e imja ishte e kotë. Madje më ka bllokuar rrjetet sociale dhe Whatsapp. Unë shpresoj me të vërtetë që muret të shemben dhe se Nicolo më në fund të gjej guximin e të pohojë ndjenjat e tij, duke hapur zemrën e të shijuar burinë që vjen nga të qënit prind", shkruan bukuroshja në statuset e saj.



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga