
Hector Bellerin është futbollisti më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ishte në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe deri tani ka improvizuar me Araujon dhe Kounde jashtë pozitës së tyre natyrale. Pas dështimit të afrimit të kapitenit të Chelsea, Azpilicueta, Barcelona vendosi të rikthejë produktin e shtëpisë Hector Bellerin.
Vitin e fundit Bellerin ishte i huazur nga Arsenali te Real Betis ku dhuroi performanca pozitive. 27-vjeçari dhe Arsenal ranë dakord për prishjen e kontratës dhe tashmë Bellerin nënshkruan me Barcelonën si lojtar i lirë. Kontrata e firmosur do të jetë e vlefshme për 1 vit futbollistik, një lëvizje e çuditshme nga drejtuesit katalanas duke marrë parasysh që Bellerin është vetëm 27 vjeç.