
Luhen sot 4 takimet të vlefshme për javën e 29 në La Liga. Sfida hapërse do të jetë ajo mes Villarreal dhe Valladolid në orën 14:00. Vendasit vijnë pas asaj fitoreje spektakolare një javë më parë në Madrid përballë Realit. Edhe sot do të kërkojnë tre pikëshin përballë miqve që rrezikojnë në zonën e ftohtë.
Në orën 16:15 Athletic Bilbao do të luajë përballë Real Sociedad. Derbi Bask pritet të jetë mjaft i zjarrtë. Si rrallë herë ky derbi luhet për Europën megjithëse miqtë janë më të favorizuar dhe gjenden në zonën Champions.
Betis-Espanyol do të luhet në 18:30. Të dyja ekipet janë me objektiva krejt të kundërta. Andaluzianët luftojnë për një vend në Evropë , ndërsa katalanasit po e shohin veten në zonën e ftohtë dhe kanë 5 humbje rradhazi.
Ndërsa në mbrëmje në 21:00 Cadiz-Real Madrid do të jetë sfida mbyllëse. Madrilenët ndryshe nga ecuria europiane, në La Liga kanë luhatje dhe humbja e javës së kaluar e tregoi këtë gjë. Megjithatë në një sfidë në dukje e lehtë Ancelotti do të lërë pushim disa nga titullarët për t’i pasur në dispozicion të martën ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”.