Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

La kombëtaren pas presionit të madh, ylli i Realit del kundër Ozilit: "S'ka racizëm te Gjermania"

Shkruar nga NEWSPORT
La kombëtaren pas presionit të madh, ylli i Realit del kundër

Mesut Ozil shkaktoi furtunë me deklaratën se largohej nga përfaqësuesja e Gjermanisë për shkak të racizmit. Por nuk është në një mendim i përfaqësueses dhe ylli i Realit Toni Kroos. Mesfushori gjerman deklaroi për të gazetën e njohur "Bild" se deklaratat e lojtarit të Arsenalit për racizëm në futbollin gjerman janë të pavërteta dhe se letra e Ozilit ishte jashtë kontekstit të duhur.

"Kam luajtur me Mesutin për shumë vite dhe e di që është një djalë i mirë dhe meritonte një largim më dinjitoz si lojtar.Por mënyra si ai u tërhoq nga përfaqësuesja ishte jo korrekte. Mendoj se ai e di që racizmi nuk ekziton në ekipin kombëtar dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Përkundrazi, ne jemi të hapur ndaj diversitetit dhe integrimit. Mesuti ka qenë një shembull i mirë i kësaj fryme", përfundon 28-vjeçari Kroos.

Pas paraqitjes zhgënjyese në Botërorin e Rusisë, Mesut Ozil u konsiderua si fajtori kryesor i dështimit të ish-kampionëve të botës. Ai u sulmua edhe më tej për foton e bërë me presidentin autoritar turk Erdogan, i cili nuk vlerësohet pozitivisht në Perëndim për mënyrën e drejtimit të vendit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga