Partizani do të përballet nesër në orën 16:00 me Kastriotin në Elbasan Arena për të luajtur ndeshjen e javës së 35-të dhe të parafundit të Superiores. Të kuqtë s’kanë rezultat tjetër veç fitores për të vazhduar presionin ndaj Tiranës e cila kryeson me 2 pikë më shumë.
Tifozët besni ktë klubit, Ultras Guerrils, ka dalë me njoftimin e zakonshëm përpara ndeshjes ku njoftojnë për orën dhe vendin e nisjes. Tifogrupi beson ende te titulli kampion përderisa asgjë nuk është mbyllur akoma.
“Nesër në orën 14:00 nisemi nga Pallati i Sportit. Kush e ka munësinë, mos ta lej pa ardhë. Partizani kampion!”-shkruan tifogrupi.
Poll