Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kush është Redon Ismaili, talenti i Kosovës që arriti firmën me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Kush është Redon Ismaili, talenti i Kosovës që arriti

Redon Ismaili do të jetë afrimi më i ri i Partizanit, pasi ka përfunduar bashkëpunimin me Gjilanin. Për këtë pritet vetëm që Gjilani të japë aprovimin pasi akoma posedon dokumentacionin e Ismailit.

Mesfushori 21-vjeçar konsiderohet lojtar i lirë në janar sepse ka përfunduar kontratën me Gjilanin dhe nuk ka preferuar rinovimin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës U-21, u aktivizua në 9 ndeshje si titullar këtë sezon dhe 9 të tjera nga zëvendësimi.

Ismaili mori minuta në çdo ndeshje, duke arritur dhe të asistojë 3 herë e japë 1 gol. Mesfushori ka qenë ndër talentet më të përfolur në Kosovë, teksa vlen për t’u theksuar se është pjesë e kontigjentit të përfaqësues U-21.

Sezonin e kaluar Gjilani preferoi ta huazojë te Vllaznia në Kosovë, për të pasur më shumë hapësirë. Ai është produkt i këtij klubi, ndërsa në shkurtin e vitit 2022 firmosi kontratën me ekipin e parë. Mbetet për t’u parë zyrtarizimi i këtij emri, ndërsa do ishte afrimi i parë te Partizani me Orges Shehin trajner.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga