Federata e Futbollit organizon edicionin e tretë të kursit UEFA Goalkeeper B, një program i specializuar që synon përgatitjen e trajnerëve të portierëve dhe forcimin e një prej roleve më të rëndësishme në stafet teknike.
Kursi do të nisë në mars 2026 dhe do të zgjasë deri në shtator 2026. Pjesa e parë do të zhvillohet në auditor, ndërsa faza praktike do të realizohet në klube. Në përfundim, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit final.
Programi do të drejtohet nga Erion Meta, përgjegjës i Sektorit të Goalkeeping Area në FSHF.
Sipas rregullores së Departamentit të Edukimit të FSHF, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
• Të kenë mbushur moshën 20 vjeç.
• Të paraqesin një certifikatë shëndetësore të 3 muajve të fundit.
• Të mos jenë të dënuar për vepra penale apo nga Komisioni i Disiplinës.
• Të posedojnë licencë të vlefshme UEFA C.
• Për shtetasit e huaj kërkohet njohja e gjuhës shqipe, e vërtetuar përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente.
Regjistrimet janë të hapura deri më 6 shkurt 2026. Për më shumë informacion dhe për aplikime, kontaktoni në: [email protected] .
