Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kur fitonim nuk ishim fenomenë”, Allegri: Do e kalojmë këtë situatë, synojmë rikthimin në Champions. E ardhmja? Nuk firmos asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur fitonim nuk ishim fenomenë”, Allegri: Do e kalojmë

Juventusi aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa prej 4 javësh nuk e njohin fitoren në Serie A. Kjo ka bërë që “Zonja e Vjetër” të distancohet me 9 pikë nga Interi që kryeson.

Sfida e radhës për bardhezinjtë është ndaj Frosinones, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 12:30. Një duel ku Juventusi do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat. Në prag të këtij takimi ka folur Missimiliano Allegri. Ky i fundit theksoi se skuadra e tij kur merrte rezultate pozitive nuk ishte fenomenale dhe tani që nuk po fiton të quhe te dobët.

“Është në dorën tonë që ta kalojmë këtë situatë dhe ta kthejmë në favorin tonë. Nuk ishim fenomenë kur fitonim dhe as nuk mund të quhemi të dobët tashmë që nuk fitojmë. Kampionati nuk mbyllet ndaj Frosinones, ka edhe 12 ndeshje të tjera, besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi që të luajmë edhe me më shumë sulmues në fushë. Kemi pësuar pesë gola në katër ndeshje, janë shumë dhe duhet të kthehemi të mbrojmë mirë.

A do të firmosja në këtë moment për të qëndruar përtej vitit 2025? Në këtë moment nuk firmos asgjë, kam edhe një vit kontratë me Juventusin. E rëndësishme është të kthehemi në Champions League, aty ku ka qenë gjithmonë prej vitit 2011”, ka përfunduar timonieri i bardhezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga