
Egnatia fitoi në frymën e fundit ndaj Laçit me Aleksin që shënoi golin e vetëm me një penallti në shtesa. Rrogozhinasit janë me një këmbë në gjysmëfinale teksa mbetet edhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur pas 2 javësh. Trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV pas ndeshjes.
“Janë kompeticione ndryshe, në kampionat duam më shumë rotacion ndërsa në Kupë kemi përgjegjësi pasi jemi fituesit në fuqi. Ishtë një fotokopje e asaj ndeshje 0-0 në Rrogozhinë. Ishim të kujdesshëm por në pjesën e dytë Laçi luajti me 5 mbrojtësa. Është edhe një ndeshje, gjysma pavarësisht fitores kështu që të shohim ndeshjen e kthimit.
Besova te djemtë pasi Laçi po rrinte poshtë nuk kisha pse të kaloja me 3 prapa. Objektivi është Kupa, lojtarët i kemi dhe po mundohemi t’i fusim në rrjedhë të gjithë. Do të kemi mundësi të shkojmë drejt objektivave tona.
Drame? Sot ishte më mirë se herën e kaluar taktikisht. Pjesa tjetër e ngërçit që ka janë vetëm minutat që nuk ka luajtur këto kohë. Ndeshje pas ndeshje do të jetë në formën e duhur.
Mungesa e golit është edhe mër meritë të kundërshtarit kur rri shumë mbrapa. I kam kërkuar djemve të jenë të durueshëm pasi neve na pëlqen të zotërojmë topin dhe të shkojmë qetësisht në zonën e kundërshtarit.
Dylbitë? E kam sqaruar, vazhdojmë të qetë me këmbë në tokë, ka edhe një ndeshje tjetër dhe e rëndësishme është të kemi vazhdimësi”, tha Tetova.