Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kupa lë me pasoja Kukësin, vetëm një mungesë para Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa lë me pasoja Kukësin, vetëm një mungesë para

Kukësi ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Laçit, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Në periferi të Tiranës, gjithë lojtarët janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Enkeleid Dobi.

Kjo sfidë do të zhvillohet të shtunën dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. Daci ishte e vetmja mungesë për stafin teknik të verilindorëve, ndërsa ngarkesën e duhur e mori edhe Tiago Ferreira që për këtë takim pritet të jetë i gatshëm.

"Ekipi ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet për ndeshjen e radhës e cila luhet të shtunën ndaj Laçit. Përveç Dacit që u dëmtua në ndeshjen e Kupës ndaj Labërisë, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi.

I gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit do të jetë edhe Tiago Ferreira i cili mungoi në ndeshjen e fundit në kampionat për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Teutës", shkruhej në faqen zyrtare të kuksianëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga