Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Vllaznia i mposhti vjet në gjysmëfinalen e Final Four, Dinamo i kthen “reston” rivalit në mes të Shkodrës me postimin “special”

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia i mposhti vjet në gjysmëfinalen e Final Four, Dinamo i kthen
Dinamo

Dinamo ka “prishur” parashikimet në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke fituar 1 – 0 në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë, goli përcaktues i sulmuesit Dejvi Bregu.

Pas sigurimit të fitores dhe finales, klubi i Dinamos i ka kthyer “reston” ekipit shkodran me frazën: “Natën e mirë”. Të njëjtën qasje mbajti edhe Vllaznia pas triumfit 2 – 1 kundër dinamovitëve në gjysmëfinalen e Final Four edicionin e shkuar.

Shanset që këto dy ekipe të “përplasen” sërish në Final Four janë reale, ndonëse me “formulë” të ndryshme, por asgjë nuk është “vulosur”, pasi “blutë” e kryeqytetit janë në garë me Partizanin për vendin e 4-të.  

Poll

Lexo gjithashtu