
Kukësi dhe Egnatia përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke nisur nga ora 19:00 në Air Albania. Trofeu i 72-të në histori të Kupës vë përballë dy skuadrat që e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e fundit e të parin respektivisht.
Ndërkohë, zbulohet edhe ekipi i arbitrave që do të vendosë drejtësi në finalen e sotme. Bilbili kryesor i është besuar arbitrit të FIFA-s, Juxhin Xhajës, i cili do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Arbër Zalla. Arbitër i 4-të do të jetë ndërkombëtari Eldorjan Hamiti, ndërsa në VAR dhe AVAR janë Kreshnik Barjamaj me Florjan Latën.
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Arbër Zalla
Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti
VAR: Kreshnik Barjamaj
AVAR: Florjan Lata