Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Sfidojnë Laçin, por Kukësi e ka mendjen te finalja e Kupës: Kurrë mos u dorëzoni

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sfidojnë Laçin, por Kukësi e ka mendjen te finalja e
Kukesi - Egnatia

Kukësi do të sfidojë në transfertë ditën e sotme skuadrën e Laçit, sfidë që do të staertojë në orën 16:00 dhe është e fundit për këtë sezon të Superiores. Për verilindorët kjo përballje vlen vetëm për statistikë, pasi skuadra e Bledar Devollit ka rënë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë te Kukësi besojnë fort se këtë sezon mund ta mbyllin me trofe, pasi janë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët më 14 maj do të sfidojnë Egnatian në “Air Albania”, ku dy ekipet do të përplasin “brirët” për këtë trofe.

Pavarësisht se sot do të përballen me kurbinasit, te Kukësi mendjen e kanë te Kupa e Shqipërisë. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen momente nga përbaljet e dy ekipeve në 4 sfidat e Superiores, klubi ka shkruar “Kurrë mos u dorëzoni”.

Një mënyrë kjo për t’i treguar rrogozhinasve se pavarësisht se nuk mbijetuan dot në Superiore, do të luftojnë fort për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptarë. Kujtojmë se Kukësi e ka fituar dy herë këtë trofe dhe ndaj Egnatias ditën e martë në orën 19:00 do të kërkojnë të fitorjnë për herë të 3-të në historinë  e tyre.

Videoja e postuar nga skuadra e Kukesit

VIDEO/ Sfidojnë Laçin, por Kukësi e ka mendjen te finalja e
Foto e marrë nga postimi i Kukësit në Facebook

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga