Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Triumfi i Dinamos në Kupën e Shqipërisë, reagon presidenti i FSHF-së Armand Duka

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfi i Dinamos në Kupën e Shqipërisë, reagon presidenti i
Armand Duka

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Presidenti Duka uron Dinamon për këtë trofe të fituar, duke vlerësuar punën e lojtarëve, stafit dhe drejtuesve të klubit kryeqytetas. Ndërkohë, Duka shprehet se pret që të dhurohet akoma spektakël e emocione edhe në ndeshjet e Final Four.

Regimi i Armand Dukës:

Urime Dinamo City për fitimin e Kupës së Shqipërisë!
Një ndeshje me emocione, e luftuar, por që në fund do të nxirrte vetëm një fitues. Ky trofe është shpërblim për punën e bërë nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit gjatë gjithë sezonit futbollistik.
Sezoni nuk ka mbaruar ende, pasi në ditët në vazhdim luhen edhe ndeshjet e Final 4 për titullin kampion dhe uroj që të gjitha skuadrat të japin maksimumin dhe t'u japin emocione tifozëve të tyre në "Arenën Kombëtare".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga