
Tirana do të presë Kukësin në “Air Albania” ditën e mërkurë për të bërë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së kthimit. Një duel maft i rëndësishëm për bardheblutë që do të kërkojnë të përmbysin shifrat e takimit të parë mes tyre, i cili ka përfunduar 2-0 në favor të verilindorëve.
Erbim Fagu ka nisur përgatitjet për këtë takim, me kryeqytetasit që do të jenë “all-in” në fushën e lojës për të tentuar kalimin në finalen e madhe. Lajm i mirë për timonierin e bardhebluve është se do të ketë të plotë të plotë të gjithë grupin e lojtarëve.
Në këto kushte fagu do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve ndaj Kukësit për të bërë të mundur edhe kalimin në finale. Aktualisht bardheblutë kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat, teksa kanë arritur të sigurojnë 2 fitore rresht dhe kjo bën optimishtë lojtarët dhe stafin për të arritur edhe finalen e Kupës.