Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Të përqëndruar dhe gati!” Teuta ndez “motorët” para duelit me Vorën (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Të përqëndruar dhe gati!” Teuta ndez
Teuta

Teuta do të përballet me Vorën, të shtunën në orën 16:00, në një ndeshje e cila është e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Dueli i cili do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës pritet të jetë shumë i "luftuar" kjo edhe për shkak të rëndësisë që ka.

Ndërsa sa i takon sfidës që i pret, në kampin e Teutës zhvillohen seancat stërvitore, në mënyrë që “djemtë” e Enkeleid Dobit, të jenë në formën më të mirë të tyren. Përgatitja e futbollistëve të cilët shumë pak ditë i ndajnë nga zbritja në fushë për duelin e së shtunës është njoftuar edhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Klubi ka ndarë disa pamje të lojtarëve teksa stërviten, ndërsa e ka shoqëruar edhe me shkrimin: Të përqendruar dhe gati për sfidën e radhës!

Poll

Lexo gjithashtu