Ditën e djeshme u hodh shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku Partizani do të duelojë në këtë fazë të turneut me Elbasanin. Oltijon Kërnaja ka folur për shortin, ndërsa ka vendosur edhe objektivin e ekipit.
Gjithashtu konfirmoi transferimin e Kamere Qakës, i cili sipas timonierit është prezantuar në ekip dhe që përforcon skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.
“Në çerekfinale kundër Elbasanit? Në këtë fazë që është Kupa e Shqipërisë, të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë. Për mua dhe për të gjithë është njëlloj pasi janë të pritshëm dhe për lojtarët është e njëjta.
Objektivi? Kupa është ndër dy objektiavat kryesorë për një klub të madh si Partizani. Kupa është rruga më e shkurtër për të shkuar në Kupë dhe nëse nëpërmjet kampionatit është e pamundur ose e vështirë, me 2-3 ndeshje të mira mund të arrish nëpërmjet Kupës. gjatë Kupës ka mundësi reale për të shkuar.
Kamer Qaka? Ai është prezantuar sot në klub dhe e kemi forcë të shtuar në ekip. Është lojtar me cilësi duke parë dëmtime që kemi pasur në mesfushë. Jemi të kënaqur për punën e bërë edhe nga drejtori i ri për afrimin e tij dhe besoj se do të ambientohet shpejt.
Ndeshja e kthimit me Elbasanin? Nuk besoj se është faktor plus sepse kanë ikur ato kohë kur fusha bënte diferencë. Tani as fusha nuk ndikon dhe për ne është një lloj si në Elbasan, ashtu edhe në “Arenën e Demave”, ka përfunduar Kërnaja.
