Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Të 4 ekipet kanë shanse të barabarta”, Malota i hap rrugë Partizanit: Kampionati është më i rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Të 4 ekipet kanë shanse të barabarta”, Malota i hap
Renato Malota

Ditën e sotme u hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe goglat vunë përballë Egnatian e Partizanin. Një duel shumë i lfutuar pritet mes 2 ekipeve që edhe në kampionat kërkojnë titullin kampion.

Për këtë taimka folur Renato Malota. Kapiteni i kampionëve aktualë ka theksuar se në këtë fazë nuk ka aspak ndeshje të lehta, ndësa do të japin maksimumin për të siguruar finalen.

“Në këtë fazë që jemi nuk ka më favoritë, mendoj që të katërta ekipet i kanë shanset e barabarta për ta fituar këtë trofe, i kanë shanset e veta. Kupa e Shqipërisë është e rëndësishme, por kampionati është më i rëndësishëm dhe aty jemi shumë të fokusuar por pa lënë pas dore edhe Kupën, tek e fundit është trofe dhe gjithkush e do.

 E rëndësishme është të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, pse jo që ta zgjidhim që në ndeshjen e parë. Objektivi ynë janë Kupat e Europës, tashmë janë bërë si një ëndërr, pasi në dy vitet e fundit nuk kemi bërë aq mirë, por uroj që këtë vit të kapim grupet. Kam qenë i dëmtuar por për pak kohë rikthehem në fushë”, ka përfunduar kapiteni i rrogozhinasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga