Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Sot hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja ora kur skuadrat do të njihen me kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Sot hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja ora kur skuadrat
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Federata e Futbollit do të organizojë sot hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 8 klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani dhe AF Elbasani.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga