Sulmuesi Xhuliano Skuka ishte protagonsit në fitoren e Partizanit kundër Elbasanit, e përfunduar 1 – 0 për kryeqytetasit. Edhe pse u fut në fushë vetëm në minutën e 67-të, 27-vjeçari shënoi golin e fitores në “in-extrem”, minuta e 90+4.
Për dibranin, ky ishte goli i 2-të në 2 ndeshjet e fundit me “Demat e Kuq” dhe pikërisht ndaj të njëjtit rival, Elbasanit. Pas ndeshjes, Skuka ka reaguar përmes një “story” në rrjetin social “Instagram”.
Ndërsa në sfond është video e golit, Skuka ka vendosur emoijit e lutjeve. Në të gjitha kompeticionet këtë sezon, lojtari në fjalë ka 5 gola në 17 ndeshje.
Pas nisjes së vështirë gjatë këtij edicioni, Xhuliano Skuka ka filluar të rigjej veten te Partizani, duke marrë profilin e liderit.
