Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Përballja me Dinamon në "Loro Boriçi", Balaj optimist për finalen dhe mesazh rivalëve për Kupën: Luajmë gjithçka për kualifikim

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Dinamon në "Loro Boriçi", Balaj optimist
Bekim Balaj

Vllaznia do të presë Dinamon në stadiumin "Loro Boriçi" për aktin e dytë gjysmëfinal, të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Prag duelit, ka folur sulmuesi i shkodranëve, Bekim Balaj. 

"Sigurisht që jena në një moment në fazën më të rëndësishme, javët e fundit të kampionatit, gjysmëfinalet në Kupë, takimi i dytë. Luajmë me Dinamon, një kundërshtar që e kemi rivalizuar gjatë gjithë sezonit me të. Mund të them, janë bërë ndeshje të bukura dhe të luftuara. Edhe ndeshja në Tiranë mund të them ishte e tillë. Një paraqitje shumë e mirë e jona, morëm një barazim. Mund të kishim marrë edhe më shumë nga ajo ndeshje, kështu që gjithçka kthehet në Shkodër dhe luhet gjithçka këtu për kualifikimin e mëtejshëm në finale."

A jeni të përgatitur për të gjitha skenaret?

"Sigurisht, futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Por shpresojmë që të mos shkojmë në shtesë ose penallti siç thoni, pasi pas Dinamos kemi dhe një ndeshje edhe më të rëndësishme ndoshta. Por që të mendojmë për Dinamon fillimisht dhe shpresoj të kryhet brenda kohës së rregullt."

Edi Martini pas ndeshjes së parë deklaroi se shanset janë 50/50. Mendoni dhe ju po njësoj?

"Po gjithë e mendojmë avantazhin e fushës, normalisht luajmë në fushën tonë në “Loro Boriçi” para tifozëve tonë që shpresoj të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës pasi realisht kemi nevojë në këtë moment, por që avantazhi i fushës nuk e di sa mund të na shërbejë nesër pasi e dimë që duhet vetëm fitorja për të shkuar në finale, prandaj do luajmë gjithçka për atë rezultat."

Si do të jetë kontigjenti i skuadrës nesër?

"Pak a shumë dihen, mungesat, ndoshta një nga ato e Gurishtës që mori një karton të kuq në ndeshjen e fundit. Sigurisht e rëndësishme Kastrati që e dimë prej ditësh tashmë, Bismarku që nuk e di se sa mund të jetë e konfirmuar se sa mund të mungojë, por shpresoj që ajo pjesë e stafit mjekësor. Shpresoj që në fazën finale ta kemi pranë skuadrës dhe normalisht që janë lojtarë me peshë që kanë kontribuar shumë gjatë gjithë sezonit por të vetëdijshëm për mungesën e tyre do bëjmë akoma më shumë për të zëvendësuar sadopak mungesën e tyre."

Vllaznia po shënon shumë pak?

"Kemi bërë mirë dhe qasja e skuadrës gjatë gjithë sezonit nuk ka qenë e njëjta. Sigurisht fillimi ka qenë i vrullshëm, me shumë gola, me shumë shumë aksione, me shumë raste, por që gjatë rrugëtimit tonë ndoshta kemi fituar pak më shumë cinizëm dhe që duhet akoma më shumë për vazhdimësinë. Kështu që mund të them se ndeshjet e fundit e kemi treguar atë gjë, kemi fituar ndeshje të rëndësishme duke shfrytëzuar maksimalisht ato mundësi që na janë dhënë dhe si gjithmonë e rëndësishme është të mos pësosh."

Preferenca për rivalët në finalen e Kupës?

"Shpresojmë të kapim finalen, ajo është e rëndësishmja. Mes Egnatias dhe Elbasanit nuk është se do kisha zgjedh njërën apo tjetrën. Pak rëndësi ka kë kemi në finale, por fillimisht duhet të shkojmë në finale."

Dinamo në Kupë?

"Dinamo mbetet një skuadër cilësore. Normalisht ata po luftojnë për atë vendin e katërt për Final 4, por në kupë është specifikë tjetër. Nuk e di sa e vërtetë është që fituesja e kupës mund të shkonte në turn të dytë në Europë, kështu që është një shtysë akoma dhe më e madhe për ekipet për ta marrë këtë trofe pasi dihet dhe vlera e prezencës së turnit të dytë në Europë. Kështu që mendoj se do të jetë e dyluftuar deri në fund se kush do të shkojë në finale dhe kush do e fitojë."

Sa ndikim do të ketë kjo sfidë prag Elbasanit në kampionat?

"Po realisht do mundohemi t’i ndajmë në kuptimin e asaj që mos të mendojmë shumë për Elbasanin, por dashje pa dashje të shkon mendja edhe te sfida pas 3-4 ditëve me Elbasanin. Kështu që shpresoj të jemi në gjendje t’i japim një zgjidhje të shpejtë ndeshjes në Shkodër, por edhe të menaxhojmë pak a shumë dhe forcat e kontigjentit që kemi në dispozicion, por që ta mbarojmë këtë ndeshje njëherë që është më e rëndësishme, pastaj të mendojmë për Elbasanin."

Mungon goli në ndeshjet e fundit?

"Sigurisht, goli është gjithmonë i rëndësishëm, aq më tepër për sulmuesat, por që mungesa e golit nuk më ka bërë që të shpërqëndrohem apo të mos jap më të mirën në çdo ndeshje kështu që shpresoj të vijë shpejt dhe t’i shërbejë ekipit dhe të Balajt por mbi të gjitha në këtë moment vlejnë pikët dhe fitoret e Vllaznisë”.   

Poll

Lexo gjithashtu