Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

PAMJE TË TURPSHME! Penalltia e shënuar në limite “tërbon” Dejvi Bregun, vlonjati pështyn dhe ofendon portierin e Vllaznisë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
PAMJE TË TURPSHME! Penalltia e shënuar në limite
Dejvi Bregu

Dinamo barazoi me shifrat 1-1 përballë Vllaznisë, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Baraspesha erdhi në “frymën e fundit”, kur Dejvi Bregu ktheu në gol një penallti në minutën e 102-të.

Por, ai gol u shoqërua me gjest të turpshëm nga ana e sulmuesit vlonjat. Pasi tundi rrjetën e portës së mbrojtur nga Aron Jukaj, Bregu pështyu dhe më pas ofendoi, duke kaluar në gjest anti-sportiv.

Kujtojmë që pas këtij episodi ndeshja u mbyll, duke bërë që ekipet të bënin “paqe”. Sfida e kthimit do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më datë 23 prill, ku do të vendoset finalisti.

Poll

Lexo gjithashtu