Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Nuk e donim Tiranën”, Luan Pinari për shortin e Kupës: Derbet gjithmonë të vështirë, presin afrime në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e donim Tiranën”, Luan Pinari për shortin e
Luan Pinari ©Credits News24

Dinamo që është edhe kampionia në fuqi e Kupës së Shqipërisë në fazën çerekfinale të këtij turneu do të përballet me Tiranën. Goglat ditën e djeshme e vunë përballë rivalit të tyre të kryeqytetit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë për kualifikimin.

Luan Pinari ka folur për shortin. Drejtori sportiv i Dinamos ka theksuar se absolutisht nuk e donin Tiranën, por shprehet se as bardheblutë nuk donin dinamovitët.

“Aspak short i lehtë me një Tiranë komplet ndryshe dhe e bërë nga fillimi në janar. Është emër i madh dhe jemi dy skuadrat me më shumë tituj në futbollin shqiuptar. Është gjithmonë ndeshje e vështirë dhe derbi por kemi kënaqësi të luajmë ndaj një kundërshtari si Tirana dhe që do të luajë dy ndeshje në “Air Albania”.

Nuk mund të themi se vuajmë në mbrojtje. Tirana ka ofruar lojtarë cilësorë me ish-ët e tyre, ka merkato cilësore por ne jemi Dinamo. Siç ne nuk na pëlqen të luanim në këtë moment me Tiranën, as atyre nuk iu pëlqen të luajën me Dinamon në këtë moment. Për deri sa merkatoja është e hapur deri në datën 31, presim që të ketë afrime të tjera por e kam cilësuar gjithmonë që ne shohim për cilësi dhe jo vetëm lëvizje për të plotësuar numrin e skuadrës”, ka theksuar Luan Pinari.

Poll

Lexo gjithashtu