
Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Dinamon në gjysmëfinalen e kthimit mes tyre. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje ka folur Thomas Brdaric. Ky i fundit ka theksuar se është një sfidë speciale, ndërsa shpreson që ekipi të jetë në një ditë të mirë për të kaluar në finale.
Gjithashtu bëri të ditur se në Elbasan do të shkojnë vetëm për fitore, ndërsa vlerësoi në maksimu edhe trajnerin Daja për punën e bërë me Dinamon.
“Është koha të kapim për çfarë kemi punuar gjatë gjithë sezonit, kemi një vazhdimësi të mirë, përballja me Dinamon do të jetë në maksimum. Ndeshja e para përfundoi 0-0 në shtëpinë tonë, të jemi sa më të fokusuar, çdo kush ka detyrat e tij, po ashtu edhe udhëzimet tona, shpresojmë që të jetë një ditë e mirë nesër për Vllazninë dhe tifozët tanë.
Qëllimi ynë është të mbajmë këtë grup, janë armët tona dhe ti përdorim në avantazhin tona. Deri nesër kemi edhe një stërvitje për tu përgatitur për në orën 19:00, të punojmë për hapin e radhës. U mësuam të luajmë në fushën e Elbasanit, një fushë e mirë dhe shkojmë vetëm për fitore. Po punojmë fort që ta mbyllim ndeshjen për 90 minuta, edhe nëse shkojmë më tepër të jemi të përgatitur, e dimë si do të luajmë në këto ndeshje, të kenë dëshirën.
Është një ndeshje speciale dhe për këtë duhet të bëjmë gjithçka. Stojanoviç dhe Repaj kanë treguar që mund të luajnë mirë bashkë, por Melos është i gatshëm për të luajtur, kimia është më e rëndësishme mes lojtarëve, prandaj kam mjaft konfidencë për ndeshjen e nesërme, të luajmë një nivel të lartë dhe shkojmë për fitore.
E dimë sa të rëndësishëm janë tifozët për ne, arrijmë diçka speciale nëse jemi të gjithë bashkë, i falenderoj shumë për mbështetjen. Gjëja më e rëndësishme është që tju japim konfidenca lojtarëve. Të shkojmë me dëshirën për të fituar, e kemi merituar këtë, të kalojmë limitet pasi do të jetë një ndeshje e luftuar dhe skuadër e fortë.
Për këto momente jetojmë. Këtë sezon jemi takuar disa herë, kur ndeshemi bashkë, Daja është një trajner me eksperiencë, është ndeshje e luftuar për të dy. Tifozët kanë mundësi për të ëndërruar, ne punojmë për ëndrrën e tyre dhe tonën bashkë”, përfundon gjermani.