Elbasani do të presë Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë dy javë më parë.
Në konferencën për shtyp në prani të mediave, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic ka folur për këtë sfidë të rëndësishme, prej nga ku varen shpresat e një kualifikimi në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.
“Po, pas ndeshjes së parë me Egnatian në Rrogozhinë do të vendoset në ndeshjen në Elbasan. Patjetër, do të jetë një ndeshje prapë e hapur. Do të presim një ndeshje të fortë dhe të bukur, sepse kundër Egnatias, një kundërshtar që ka një cilësi brenda skuadrës, do të jetë shumë e bukur me shumë gola. Edhe nesër do të presim prapë një ndeshje të bukur.
Pastaj kush është më e mirë do të shkojë në finale. Ndeshja mund të shkojë me shtesa, me penallti, ne jemi gati, çunat janë gati, situata e mirë, ne jemi gati për nesër.
Ne do të bëjmë maksimumin, do të luftojmë për qytetin, tifozët, Elbasanin. Fusha do t'i tregojë të gjitha, por bashkë me tifozët situata është pozitive dhe do Zoti do të dalë mirë”, tha Gvozdenoviç.
