Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Lojtari i Ndeshjes” për Vllazninë në Kupë, Kevin Dodaj: U riktheva për të mirën time

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” për Vllazninë në Kupë,
Kevin Dodaj

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Kevin Dodaj. 

“Gati për 90 minuta? Jam gati fizikisht, sot u ndjeva shumë mirë, ndihmova ekipin. Edhe ndeshjen e fundit që e kisha me Vllazninë në Evropë, në këtë pozicion luajta, mund ta bëj. Kjo Vllazni, më e fortë? Po është më e fortë, jemi më pretedentë, më të fortë duken. Është edhe karakteri i ekipit pasi të bësh 6 fitore radhazi pa pësuar gol, na jep besim edhe ne sulmuesve.

Dodaj titullar fiks, çfarë ju mungon? Unë gati jam për çdo minutë që do më jepet, e vendos trajneri. Nëse më fut 1 minutë, unë do të jap maksimumin. E ardhmja? Unë te Vllaznia jam i huazuar, besoj që do të kthehem te CSKA. Do jap maksimumin çdo ndeshje këtu që kam ardhur për të mirën time, shpresoj që të ndihmoj edhe Vllazninë”, tha Dodaj.

Poll

Lexo gjithashtu