Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Lojtari i Ndeshjes” në derbi, Dejvi Bregu tregon rastin me Vilën: Ishte instiktive, me Lorencon kaloj shumë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” në derbi, Dejvi Bregu tregon rastin me
Dejvi Bregu

Dinamo ka fituar derbin përballë Tiranës, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Dejvi Bregu.

“Bregu në formë, Dinamo fiton? Faleminderit, por mua më ngel peng penalltia e humbur para 3 ditëve. Futbolli ka të bukurat e veta, por ndonjëherë është i pamëshirshëm. Kjo mbetet në shpatullat e mia, të shohim përpara.

Rasti me Vilën? Jemi shokë shumë të mirë, do ketë qenë instiktive, e momentit, por s’kam asnjë problem me të. Shpresoj të kemi lënë pas nisjen jo të mirë, u bënë ndeshje pa fituar. Na vjen keq pasi në disa ndeshje nuk e kemi merituar.

Vështirësi? Të them të drejtën nuk kam vërejtur ndonjë vështirësi me ardhjen e Malomo. Shpresoj që ai të na ndihmojë në vazhdimësi, klubi ka bërë shpenzim në merkato. Te Ballshi ka bërë mirë, shpresoj që të ndihmojë ekipin tonë.  

Tentove të shkoje djathtas, detyrë taktike? Ndoshta mund të jetë çështje konsumimi, ju e shihni nga jashtë. Por që, në rast se në krahun e majtë ka shumë forca, mundohem të ndryshoj krah ose të luaj në qendër që të jem i lirë”, tha Bregu.

 

Poll

Lexo gjithashtu