
Tirana 1-0 Kukësi (0-2)
(Deliu 17')
Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinalja e kthimit
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Enea Jorgji
Kukësi është skuadra e parë që shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët u mposhtën nga Tirana me rezultatin 1-0, por fitorja 2-0 në ndeshjen e parë i pren biletën për finalen e 14 majit.
Një arritje historike e kuksianëve që sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe kanë mundësinë e artë për të shkruar historinë duke luajtur në kualifikueset europiane si një skuadër e rënë nga kategoria.
Djemtë e Bledar Devollit dhanë maksimumin e tyre për të nderuar këtë fund sezoni dhe për të shpërblyer mundin, djersën e gjakun që kanë derdhur në fushë.
Formacionet zyrtare:
Tirana (3-4-1-2): Kozi; Lulaj, Najdovski, Hoxhallari; Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni; Lushkjal Patrick, Nikqi. Trajner: Erbim Fagu
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Lala; Lleshi, Fejzaj; Salami, Mingos, Hasa; Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli
Komenti minutë pas minute:
90+8' Përfundon ndeshja.
80' Tirana pranë golit me Abazaj dhe Patrick, braziliani godet edhe traversën.
77' Top i kthyer nga mbrojtja dhe Deliu godet me të parën dhe topi shkon fort e tokazi ngjitur me shtyllën.
64' Salami bën me zemër Tiranën, bardheblutë i tradhton mbrojtja, por i shpëton traversa.
60' Abazaj futet mirë brenda zone dhe tenton pasimin, por largon Lamçe.
49' Patrick godet diagonal nga këndi i ngushtë me topin që kontrollohet nga portieri Tafas.
46' Nis pjesa e dytë.
45+6' Mbyllet pjesa e parë.
45+6' Anullohet goli me ndërhyrjen e VAR, Lamçe shtyu topin me dorë.
45+5' GOL! Kukësi barazon me Lamçen pas një goditje këndi.
45+1' Bruno Lulaj rrëzohet në zonë pas një dueli me Franci Lalën. Mbrojtësi i Tiranës kërkon penallti, por arbitri Jorgji e konsideron të rregulltë.
39' Salami avancon rrezikshëm drejt zonës, por bllokohet bukur nga një sparkatë e Hoxhallarit.
37' Hoxhallari godet nga distanca në rrëzim e sipër dhe topi shkon rrezikshëm drejt portë, aty ku devijohet në këndore nga portieri Tafas.
34' Lushkja nxjerr bukur me finte Deliun në ballore me portën, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja.
29' Krosim i Haxhiut nga këndi dhe Najdovski fluturon mbi të gjithë duke goditur me kokë mbi traversë.
26' Patrick tenton supergolin, por ndalet nga traversa.
17' GOL! Ardit Deliu shënon nga goditja e dënimit, Tirana në avantazh me një supergol.
5' Kombinim mes Lushkjes dhe Hoxhallarit nxjerr të parin në hyrje të zonës, por goditja e tij nuk ishte e duhura.
3' Krosim i lartë i Përgjonit në shtyllën e dytë dhe Haxhiu godet direkt në rrjetën e jashtme.
1' Fillon ndeshja, skuadrat duan biletën e finales.