
Dinamo ka triumfuar përballë Vllaznisë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, kjo e sotmja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 4-3.
Rezultati shkoi deri në 4-0 për dinamoivtët, me dygolëshin e Baton Zabërgjës dhe dygolëshin e Itodo Mandelës. Më pas, shkodranët shënuan 3 gola me Grudën, Balaj dhe Kahrimanovic, por pa mundur të surprizojnë.
Kështu, Dinamo është ekipi i parë finalist në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet në finalen e madhe me një prej Partizanit ose Egnatias.
Dinamo 4 – 3 Vllaznia (4-3) (Itodo 17', 49', Zabërgja 36', 59' / Gruda 71', Balaj 79', Kahrimanovic 85')
Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Kreshnik Barjamaj
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Rufati, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Nani, Zabërgja, Itodo. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç, Repaj, Yago, Krymi, Qato, Deliu, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.
LIVE:
85' GOL VLLAZNIA! Shënon Kahrimanovic.
79' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
71' GOL VLLAZNIA! Shënon Gruda.
59' GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.
49' GOL DINAMO! Shënon Itodo.
36' GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.
17' GOL DINAMO! Shënon Itodo.
1' Shkelmohet topi i parë në "Elbasan Arena", nis sfida mes Dinamos dhe Vllaznisë.