Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, Elbasani dhe Egnatia u ndalën edhe sot në barazim 1-1, pas 120 minutave lojë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës. Por, gjithçka u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku rrogozhinasit u treguan më të saktë.
Gjithçka nisi mirë për Egnatian, duke shënuar me Grudën që në minutën e 11-të. Ndërkohë që në minutën e 58-të, Musta shënoi golin e barazimit për skuadrën e Elbasanit. Por, pas kësaj minute, duket sikur skuadrat nuk patën më forcë për të shënuar një tjetër gol.
120 minuta lojë u mbyllën në barazim, teksa në penallti, rrogozhinasit u treguan më të saktë. Elbasani humbi dy penalltitë e para me Klevi Kasën dhe Arsen Lleshi. Kështu, Egnatia shkon në finalen e madhe dhe pret fituesin e çiftit Vllaznia-Dinamo.
Elbasani 1 – 1 Egnatia (2-2) (Musta 58' / Gruda 11')
Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinale kthimi
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, K.Kasa, Azemovic, Musta, Lila, Manellari, Abbas, Boye, Ze Gomes, Loukili, Lajthia. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Xhemajli, Poçi, Sota, Fangaj, Aleksi, Fernando, Selmani, Gruda, Bakoyoko. Trajner: Juljan Brahja.
NDESHJA:
120' Mbyllet 1-1 ndeshja e sotme, rezultati i përgjithshëm 2-2. Ndeshja shkon në penallti.
106' Nis pjesa e dytë e shtesës.
105' Mbyllet pjesa e parë e shtesës.
100' Ndërhyrje e rrezikshme nga portieri Tandilashvili, por Hamiti akordon "offside" gjatë aksionit.
90+5' Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në shtesë.
90' Dalje e gabuar nga Tandilashvili, Abbas nuk përfiton.
88' Jaime tenton nga distanca, Totoshi kontrollon topin me lehtësi.
58' GOL ELBASANI! Shënon Musta.
50’ Ndërhyrje e ashpër nga Selmani, te Elbasani kërkojnë karton të kuq, kryesori Hamiti thotë “JO”.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
30' Rast i mirë për Selmanin, sulmuesi i Egnatias godet keq.
24' Krosim i rrezikshëm nga Gruda, por Bakayoko është në kohë-vonesë.
11' GOL EGNATIA! Shënon Gruda.
9' Bakayoko nuk shkon tek topi, por përplaset me kundërshtarin. Ka probleme për portierin Totoshi.
5' Krosim i bukur nga Musta, goditja me kokë nga Lajthia pa asnjë rrezik.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Elbasanit dhe Egnatias.
