Trajneri i Laçit, Naci Sensoy ka “skanuar” humbjen në Kupën e Shqipërisë përballë Bylisit në stadiumin “Adush Muça”, 2 – 3. Fituesi është përcaktuar pas 120 minutash, faza e 1/8-ave:
“Një emocion të madh të luash kundër Bylisit. Me Bylisin dhe Laçin luanim në finalen në 2013. Tani ishalla Bylisi e merr Kupën, me mua e luajti finalen, tani ishalla e merr Kupën.
Mendoj se ishim 50 me 50. Nuk kishim fat, morëm golin e parë dhe u lëndua Hajdari. U detyruam të ndryshojmë skemën. Sot nuk kishim pankinën, po ta kishim të fortë do ta merrnim ndeshjen.
Tresa është shumë i rëndësishëm, por ishte jashtë. Edhe Kurti. Dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Ishte një ndeshje e mirë. Bylisi në pjesën e parë ishte më mirë se ne, në pjesën e dytë, u përmirësuam dhe ishim ne më mirë.
Në shtesë e kishim iniciativën e lojës, por një fatkeqësi dhe shpërqëndrim. U prish ekuilibri në mbrojtje dhe Bylisi shënoi. Të kishte kaluar Laçi, nuk do ishte surprizë”.
