Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur para pak minutash shorti i çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Ekipet si Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Bylisi dhe Egnatia kanë njohur rivalët e tyre.
Goglat kanë dhuruar ndeshje fantastike, ku në çerekfinale do të kemi derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Ndërkohë delikate do të jetë edhe sfida mes Elbasanit e Partizanit, teksa duelet e tjera janë Teuta – Egnatia dhe Bylis – Vllaznia.
Kujtojmë se kjo fazë do të jetë me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të zhvillohen me 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta me 4 mars. Duelet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të vazos së dytë.
ÇEREKFINALET:
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia
