Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

KUPA E SHQIPËRISË/ 26 ekipe kërkojnë kualifikimin, në fushë zbresin edhe 2 skuadrat e Superiores (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E SHQIPËRISË/ 26 ekipe kërkojnë kualifikimin, në
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Pas ndeshjeve të Kombëtares, Kupa e Shqipërisë merr skenën. Ditën e sotme do të luhen 13 ndeshjet e turit të parë të këtij kompeticioni, në fazën e 1/32-ave.

Në fushë do të përplasin “brirët” mes tyre 26 ekipe, teksa në fushë do të zbresin edhe 2 nga skuadrat e Superiores. Duele mjaft interesante janë në program që do të luhen në të njëjtën orë, 13:30 dhe ekipet do të luftojnë për fitoren, e cila automatikisht do t'iu siguronte edhe kualifikimin në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Kështu në këtë fazë do të sfidohen mes tyre Luftëtari – Oriku, Flamurtari – Naftëtari, Burreli – Albanët, Kastrioti – Devolli, Apolonia – Besëlidhja, Lushnja – Butrinti, Iliria – Luzi, Vora – Maliqi, Erzeni – Sopoti, Besa – Shkumbini, Kukësi – Tërbuni, Pogradeci – Delvina, Skënderbeu – Basania, Laçi - Këlcyra dhe Korabi – Veleçiku.

KUPA E SHQIPËRISË/ 26 ekipe kërkojnë kualifikimin, në
 


Poll

Lexo gjithashtu