Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025-2026, zbulohet skema ZYRTARE e këtij turneu

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025-2026, zbulohet skema ZYRTARE e
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Është bërë publike skema zyrtare e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025-2026. Një turne ky shumë i rëndësishëm, ku skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Për shumë ekipe, ky trofe është si “shpëtimi” i sezonit dhe si i tillë do të jetë edhe në sezonin e ri. Tashmë është zbuluar se ky turne do të nisë zyrtarisht më 1 tetor me turin paraeliminator.

Në këtë datë do të sfidohen mes tyre Adriatiku – Basania dhe Këlcyra – Gramshi, për të vazhduar më pas me fazën e 1/32-ave.

Në këtë fazë do të sfidohen mes tyre Luftëtari – Oriku, Flamurtari – Naftëtari, Valbona – Tomori, Burreli – Albanët, Kastrioti – Devolli, Apolonia – Besëlidhja, Lushnja – Butrinti, Iliria – Luzi, Vora – Maliqi, Erzeni – Sopoti, Besa – Shkumbini, Kukësi – Tërbuni, Pogradeci – Delvina dhe Korabi – Veleçiku.

Gjithashtu rrugëtimin e tyre në këtë fazë e nisin edhe Laçi e Skënderbeu. Si kurbinasit ashtu edhe korçarët presin të mbarojë faza e 1/32-ave për të mësuar kundërshtarin e tyre.

Ndërkohë 8 ekipet e tjera të Superiores do ta nisin rrugëtimin e tyre në Kupën e Shqipërisë në fazën e 1/8-ave, ku presin të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre.

Ndërkohë për fazën e ¼-ave do të hidhet shorti, ndërsa finalja e madhe është parashikuar të luhet më 13 maj 2026.  

Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025-2026, zbulohet skema ZYRTARE e
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu