Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Kupa e Shqipërisë/ Nga Partizani te Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, plotësohen vendet e gjysmëfinalistëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë/ Nga Partizani te Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo,
Vllaznia - Elbasani

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025.

Partizani kaloi në fazën tjetër pas një fitoreje 2-1 ndaj Laçit në stadiumin “Arena e Demave”. Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 0-0, duke e bërë këtë ndeshje, vendimtare për kualifikimin.

Vllaznia siguroi kualifikimin në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit, vetëm pas goditjeve të penalltive. Ndeshja e rregullt u mbyll me barazimin spektakolar 3-3, ndërsa në sfidën e parë skuadrat kishin barazuar 0-0. Në serinë e penalltive, shkodranët triumfuan me rezultatin 5-4.

Në ndeshjet e zhvilluara sot, Egnatia dhe Dinamo City siguruan dy biletat e fundit për gjysmëfinalet.

Egnatia eliminoi Bylisin, pasi fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Në përballjen e kthimit, sfida përfundoi në barazim 2-2, duke konfirmuar kështu kualifikimin e rrogozhinasve në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Koha e rregullt e ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City u mbyll 0-2 dhe takimi shkoi në shtesë. Skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe dy gola të tjerë dhe në fund sfida u mbyll 0-4, me skuadrën e Dinamo City që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga