
Kupa e Shqipërisë në mesin e kësaj jave zhvilloi ndeshjet e fazës së 1/32-ave. 16 ekipe siguruan biletën e tyre për fazën e 1/16-ave, ku tashmë ndeshjet janë akoma më shumë të luftuara dhe interesante.
Kjo fazë ka rezervuar mjaft duele interesante. Ndeshjet e këtij raundi do të luhen pas një muaji, saktësisht janë programuar për në 19 nëntor, ora 13:30.
Kështu Apolonia so të presë Lushnjes, ndërsa Besa pret Kukësin. Kastrioti do të luajë në transfertë ndaj Burrelit njëjtë si Tomori që do të luajë në Vlorë kundër Flamuartarit.
Të luftuara do të jenë edhe Laci – Luftëtari, Pogradeci – Korabi, Skënderbeu – Iliria dhe Vora – Librazhdi. Fituesit e këtyre çifteve do të përballën me 8 ekipet e tjera të Superiores për fazën e 1/8-ave të Kupës sëë Shqipërisë.
