
Kukësi dhe Egnatia përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke nisur nga ora 19:00 në Air Albania. Trofeu i 72-të në histori të Kupës vë përballë dy skuadrat që e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e fundit e të parin respektivisht.
Kjo s’do të thotë asgjë pasi në një finale gjithçka mund të ndodhë, fjalën e fundit e thotë fusha e lojës. Rrogozhinasit mbajnë fronin aktualisht teksa fituan edhe sezonin e fundit përballë Tiranës, i cili përkon me trofeun e parë e të vetëm në historinë e klubit.
Verilindorët nga ana tjetër kërkojnë të 5-tin, por jo vetëm për lavdi, pasi në këtë mënyrë sigurohet edhe pjesëmarrja në Europë që u garanton 375 mijë euro nga bonuset.
Trajnerët Bledar Devolli e Edlir Tetova kanë përzgjedhur edhe formacionet titullare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Kukësi (3-5-2): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo; Dragoshi, Lleshi, Fejzaj, Mingos, Lala; Salami, Solodovnicov. Trajner: B. Devolli
Egnatia (3-5-2): Sherri; Dulysse, Malota, Xhemajli; Fangaj, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Ndreca; Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: E. Tetova