
Vllaznia
Vllaznia ka barazuar në takimin e parë të fazë çerekfianle të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët nuk ia dolën të ishin më të sigurtë për në ndeshjen e kthimit dhe për këtë ka reaguar i pari i qytetit verior.
Kryetari Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale pas përfundimit të sfidës së Kupës. Tifozi numër një i kuqebluve i ka dhën kurajo djemve dhe ekipit pas një barazimi pa gola. Ai ka inkurajuar nëpërmjet mesazhit të gjithë tifozët e klubit shkodran.
Sipas Becit, një gjë është e sigurtë që Vllaznia do të kualifikohet. Dhe kjo gjë pritet të ndodh në “Loro Boriçi”, pasi sfida vendimtare sa një finale për një biletë më tej luhet në Shkodër.
Poll