Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Kualifikim me goxha kosto”, Ilir Daja pas fitores: Mund të ishim eliminuar, e shënuam golin në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Kualifikim me goxha kosto”, Ilir Daja pas fitores: Mund të
Ilir Daja

Dinamo arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke mposhtur Skënderbeun në shtesë me shifrat 4-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja doli në prononcim për mediat.

“Natyrshëm nëse shkon në gjysmëfinale është mjaft mirë. Kualifikimi ka gjënë e mirë pasi me dy tre ndeshje mund të marrësh një trofe që është i dyti për nga rëndësia në Shqipëri. Kemi një kontigjent jo të plotë, duke luajtur me role të dubluara.

Edhe sot Dita u fut i sforcuar kërkoi ndërrim në fundin e kohës së rregullt pasi ndjeu sërish problem. Kualifikim me goxha kosto, me vazhdimësinë duhet të jemi të kujdesshëm. Bregu ishte ndërrim i detyruar pasi ndjeu shqetësim. Që në pjesën e parë ndjeu shqetësim në muskuj, ndërsa

Nani nuk kishte më fuqi të vazhdonte. Skënderbeu ka një kontigjent të mirë lojtarësh dhe shkoi në një fitore 2-0 në ndeshjen e parë. Motivimi i lojtarëve është pak i dobët kur shikon alternativat që janë në organikë. Në fund fare mund të ishin eliminuar pasi golin e shënuam në fundin e pjesës së dytë”, tha Daja.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga