
Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka folur, trajneri fitues Ilir Daja.
“Sigurisht që është kënaqësi sepse Dinamo rikthehet pas shumë vitesh në marrjen e një trofeu. Sigurisht që ndihem mirë sepse gjithë karrierën time si futbollist dhe trajner e kam në këtë klub, jam në shtëpinë time. Është punë dhe sakrificë shumë e madhe që nga sportistët. Pavarësisht se sot nuk ishte një lojë e mirë. Një finale futet në histori, ndërsa një lojë e mirë harrohet shpejt.
Vila është një lojtar që vrapon shumë. Më erdhi mirë kur tifozët thonin emrin e tij, kur ai u zëvendësua. Kishte një detyrë të vështirë pasi nganjëherë, pasi lojtarët e Egnatias nuk qëndronin në pozicion. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Në momentin që e ndërruam, e bëmë më shumë pishmanllëk, pasi po jepte kontribut. Na doli një zgjedhje e mirë, shpresoj që Vila të na rikthehet pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ka potencial të mirë në lëvizshmëri dhe në elementin teknik.
Qoftë edhe Lorran, vjen nga dëmtimi si Karamba, Qefalija, Itodo. Pa përmendur edhe lojtarët që u hodhën në fushë nga stoli, janë të gjithë ata që vijnë nga dëmtimi dhe nuk kanë kondicionin e duhur për të mbajtur një ritëm. Egnatia ka një ekip të organizuar dhe me cilësi. Për të përballuar këtë lloji ekipi duhet ritëm tjetër, por këtë gjë ne nuk e kishim. Sigurisht që më vinte keq për djersën e tyre, për sakrificën që ata bënë.
Dejvi Bregu? Është me temperaturë. Ka kryer edhe seancën e dy ditëve më parë. Kemi dy ditë që jemi grumbulluar për të rimarrë energjitë. Në darkë, në hotel ka qenë me temperaturë. Është rikthyer të nesërmen. Është një mungesë të cilën e vuajmë në administrim. E përshëndesim dhe e urojmë në mungesë, pasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Final – Four përballë Vllaznisë? Nuk e kam pasur mendjen aty. E kam pasur mendjen te kjo ndeshje. Për t’u mos u bërë kritikë në ditën e festës, por mendoj se duhej menaxhuar më mirë kjo periudhë. Mund të bëjmë një ndeshje të hënën dhe të martën, që të kishim një ditë më shumë për të punuar diçka”, u shpreh Daja.