Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Jemi një ekip i vogël, por tashmë me 2 trofe", Tetova nuk 'ngopet': Egnatia fiton edhe titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi një ekip i vogël, por tashmë me 2 trofe", Tetova
Edlir Tetova

Egnatia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë rradhazi dhe të dytin në historinë e saj. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Kemi folur pak me presidentin kur mbaroi kampionati. Kemi një kontratë edhe 2 vite, por mirë është të kemi përsëri një diskutim. Kupa e dytë, një emocion i dyfishtë. Një rrugëtim shumë i mirë në Kupë dhe në kampionat. Është vetëm një pjesë e asaj që kemi konkluduar. Kemi një tjetër finale më datë 19 dhe kjo gjë mbyllet sot.

Te ndeshja sot, në 20 minutat e para ishim të ç’’rregulluar më pas u kthyem në detyrat përkatëse. Penallti tjetër e humbur nga Fernando? Fitorja i sheshon të gjitha, por aty e humbëm pak moralin dhe ramë në presion.

Kam kërkuar të mbroj Kupën për faktin psikologjik. Jemi një ekip i ri me 2 trofe tashmë. Kjo na bën që të shkojmë në Final Four me moralin lart. Kampion i sezonit të rregullt? Nuk është presion, e rëndësishme ishte maratona e kampionatit. Finalet janë finale, është 1 ndeshje. Do luajmë me dinjitet siç kemi luajtur gjatë gjithë kohës.

Kush e fiton kampionatin? Egnatia”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga