Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Harmoni dhe energji mes lojtarëve, Partizani kryen sencën e fundit stërvitore përpara Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Harmoni dhe energji mes lojtarëve, Partizani kryen sencën e fundit
Albers Keko, Partizani

Partizani u ndal në barazim në ndeshjen e kaluar ndaj Laçit në transfertë të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Pas vetëm katër ditësh nga sfida e tyre, ekipet do të përballen sërish ndaj njëra-tjetrës.

Ditën e nesërme do të luhet sërish i njëjti takim në stadiumin e kurbinasve, por kësaj radhe e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. “Demat e kuq” kanë kryer sot seancën e fundit stërvitore në Tiranë, përpara se të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Laçit.

Djemtë e drejtuar nga Veselinovic duket se kanë harmoni dhe pozitivitet mes njëri-tjetrit një ditë përpara ndeshjes. Megjithatë, e nesërmja nuk do të jetë një përballje e lehtë, pasi në tre ndeshje këtë sezon Laçi i ka marrë dy barazime Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga